Madonna dëshiron një foshnjë tjetër
Ylli i muzikës pop, Madonna, raportohet se dëshiron të ketë edhe një fëmijë tjetër.
51-vjeçarja, e cila tashmë ka katër fëmijë, supozohet se është duke kërkuar një nënë surrogate (nënë që do ta mbajë në barrë fëmijën e saj). Ajo nuk dëshiron të provojë më tej të adoptojë, për të shmangur problemet me të cilat u përball kur adoptoi vajzën Mercy.
“Madonna dëshiron edhe një foshnjë tjetër, andaj ajo do të takohet me ekspertët e fertilizimit për të diskutuar opsionet”, ka thënë burimi.



Shtoni komentin tuaj!