Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Maqedonia lidere për papunësi dhe rroga të ulëta

Submitted by Sermnova on Monday, 9 February 2009No Comment

Nga të gjitha ish-republikat Jugosllave niveli më i madh i papunësisë është në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë, përderisa më i vogël në Mal të Zi, është bërë e njohur në Konferencën Ndërkombëtare të drejtorëve të shërbimeve publike për punësim në hapësirat e ish-Jugosllavisë që është mbajtur në Herceg Novi.
Biljana Jovanovska nga Agjencia për Punësim në Maqedoni (APM) në këtë takim detajisht i ka arsyetuar masat kryesore të cilat Qeveria i ka marrë për zvogëlimin e papunësisë dhe zbutjen e pasojave nga kriza ekonomike. Jovanovska ka theksuar se 300 mijë njerëz në Maqedoni gjenden në listën e APM që do të thotë se shkalla e papunësisë në Maqedoni është më e lartë se 30 për qind. Drejtori i APM së BeH, Hugo Sariq ka njoftuar se aktualisht në tregun e punës në këtë shtet ka rreth 450 mijë të papunë. Ai ka thënë se shkalla e papunësisë në BeH sipas hulumtimeve të APM-së është mbi 40 për qind. Profesione më të kërkuara aktualisht në Bosnjë janë farmacia, mjekësia dhe inxhinieria. Të dhënat e prezantuara në këtë Konferencë kanë treguar se Mali i Zi në byronë për punësim ka vetëm 28.405 persona, ose 10.76 për qind nga fuqia punëtore e kësaj republike.
Ndryshe rroga mesatare në Maqedoni është 250 euro, në Kroaci 700 euro, në Slloveni 1500 euro, në Serbi rreth 400 euro, Bosnje Hercegovinë 350 kurse në Mal të Zi rreth 600 euro.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>