Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Mbretërit fitojnë derbin

Submitted by Sermnova on Sunday, 8 November 2009No Comment

Kaka, Higuain dhe Sergio RamosLos Merengues kanë fituar derbin e kryeqytetit spanjoll kundër Atleticos, për të mbajtur hapin me Barcelonën në krye të tabelës.

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Vicente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit, u ka takuar lojtarëve me fanellat e bardha, të cilët fituan me rezultat prej 3-2.

Reali ishte skuadër shumë më e mirë në fushë sesa kundërshtarit tij, duke arritur të krijojë epërsi të trefishtë.

Serinë e golave e filloi superylli brazilian Ricardo Kaka, i cili me një supergol kaloi mysafirët në epërsi që në fillim të ndeshjes (5’).

Braziliani tjetër, Marcelo dyfishoi rezultatin duke shënuar në portën e Sergio Asenjos nga një pozitë ‘e pamundur’ (25’), dhe me epërsinë e dyfishtë të Mbretërve përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë, ishin sërish Los Blancos që shënuan, kur një gabim të mbrojtjes vendase e shfrytëzoi Gonzalo Higuain për të trefishuar epërsinë (64’).

Përjashtimi i Sergio Ramos me karton të kuq (66’), ndryshoi tërësisht rrjedhën e takimit.

Atletico u bë skuadër shumë e rrezikshme duke arritur të shënojë dy gola të shpejtë, me anë të Diego Forlan (79’) dhe Sergio Aguero (81’).

Mirëpo edhe pse deri në fund vendasit kërkuan golin e barazimit, ata nuk ia arritën qëllimit të tyre, përballë Realit që mbrohej me të gjithë lojtarët.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi mban hapin me një pikë më pak se lideri i tabelës, Barcelona. Ndërkohë, përkundër emrave që ka në skuadër, ky ishte një dështim i radhës për Atletico Madridin.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>