Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Mercedesi e dëshiron Schumacherin

Submitted by Sermnova on Saturday, 21 November 2009No Comment

Michael SchumacherSkuderia e Mercedesit, e cila e ka blerë Brawn GP, e dëshiron shtatë-herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher, që të jetë piloti kryesor. Lajmin e ka bërë të njohur eksperti i BBC Sport, Eddie Jordan.

“Kjo mundësi është ndjekur vazhdimisht dhe besoj se do të ndodhë”, thotë Jordan.

Ndërkohë, zëdhënësja e Schumacherit, Sabine Kehm, ka thënë për BBC Sport se rikthimi i legjendës gjermane në pistë vështirë se mund të ndodhë, “mirëpo kurrë mos thuaj kurrë”.

Nëse kjo ndodh, atëherë Schumacheri do të ribashkohej me bosin e Mercedes GP, Ross Brawn, i cili ishte truri i shtatë titujve të gjermanit te Benetton dhe Ferrari .

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>