Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Teknologji

Microsoft Windows 7 tani edhe në trojet shqiptare

Submitted by Sermnova on Wednesday, 28 October 2009No Comment

Windows 7Nëpërmes kompanive dhe rrjeteve të shitjes, kompania rajonale Login Systems do të bëj shpërndarjen e Windows 7 në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Të mërkurën Login Systems, që është importues regjional dhe distributor i produkteve, zgjedhjeve të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit , ka njoftuar se tani është gati të bëj shpërndarjen e sistemit operativ më të fundit të Microsoft – Microsoft Windows 7. Lansimi botëror i Microsoft Windows 7 është bërë në të njëjtën kohë kur Login Systems është gati për shitje në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Përdoruesit do të mund të blejnë sistemin operativ përmes blerjes së kompjuterëve të rinj në versionin OEM tek partnerët e Login Systems, pastaj edhe te kompanitë që tashmë kanë Microsoft Volume Licensing apo përmes kopjeve individuale në shitore të elektronikës dhe kompjuterëve në Kosovë e Maqedoni.

Kompania thekson se sistemi operativ, Windows 7 është produkt i nevojshëm dhe i sugjeruar nga miliona përdorues të Microsoft në mbarë botën. Sipas saj, Windows 7 është sistem operativ i shpejt dhe i besueshëm me përparësi teknike të avancuara të cilat vijnë në edicione të ndryshme: Windows 7 Starter, Windows 7 Home Premium, Windows 7 Professional, dhe Windows 7 Ultimate. Paraqitja e re lejon kontroll të paarritshme të kompjuterit në mënyrën që performansat dhe mirëmbajtje për pajisjet periferike si dhe për rrjetet e tjera kompjuterike.

Disa nga tiparet e Windows 7 janë funksione të kapshme, taskmenu (shkëputje të lehtë nga dritaret), Home Group (ndarje e fotografive, filma, dosje, shtypës dhe pajisje të zakonshme në rrjet, Pinn function (vendosja e dosjeve apo programeve në taskmenu), incizimi i filmave dhe video materialeve tjera nga televizioni dhe kompjuteri me Windows Media Center, etj.

“Ne jemi të kënaqur të ofrojmë Microsoft Windows 7 , sistemin operativ më të përdorur në botë dhe vend”, ka thënë Venko Gligorov nga Login Systems. “Pata mundësinë ta përdor për ca kohë dhe mund të them se në mënyrë dramatike është më i mirë se Windows XP dhe Windows Vista. Ngrohtësisht rekomandoj Windows 7 tek të gjitha bizneset dhe përdoruesit individual”, ka shtuar ai.

“Të gjitha ekipet tona fillojnë nga shitja, marketingu, teknologjia dhe departamentit të logjistikës janë gati ti përgjigjen sfidave të Microsoft Windows 7,” ka deklaruar Maya Talevska, menaxhere e produkteve për Microsoft në Login Systems.

Sipas Talevska , të interesuarit për Windows 7 do të mundë të vinë zyrat e Login Systems dhe të provojnë Windows 7 në paketën e makinës provuese dhe të binden vetë pse është aq ndryshe nga të gjitha sistemet operative të Microsoft të mëhershme.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>