Nesër fillon vaksinimi kundër gripit të derrit
Fillimisht do të vaksinohen kategoritë më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronik, gratë shtatzëne dhe fëmijët e vegjël, njoftoi ministria e shëndetësisë.
I pari do të vaksinohet ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani kurse vaksinimi do të kryhet çdo ditë nga ora 8 e deri 20 në Qendrat e shëndetësisë publike për të moshuarit dhe në shërbimet për vaksinim për fëmijë prej 6 muaj e deri në moshën 18 vjeçare. Paralajmërimi për fillimin e vaksinimit erdhi në pako me informacionin të cilën Ministria e shëndetësisë e dërgoi si reagim ndaj kritikave të LSDM-së opozitare se furnizimi me vaksina po vonohet.
Nga ministria deklaruan se kanë arritur 20 mijë vaksina dhe se do të sillen edhe tjera. Numri i të prekurve nga virusi H1N1 rritet edhe më tej. Në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 31 persona nga të cilët 12 fëmijë të cilët janë shtrirë në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve në Shkup.



Shtoni komentin tuaj!