Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Nesër ndryshon ora, kthehet 60 minuta prapa

Submitted by Sermnova on Sunday, 25 October 2009No Comment

OraNdryshimi i orës këtë vjeshtë do të bëhet nesër më 25 tetor, në të dielën e fundit të tetorit kur në orën 03:00 sipas orës tonë, akrepat do të shkojnë prapa, dhe do të shënojnë 02:00.

Më parë, ndryshimi i orës në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj europian, ndryshimi i orës në Europë u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendosi që të dielën e fundit të marsit, akrepat të shkojnë një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të tetorit, akrepat të kthehen një orë pas. Me këtë ndryshim, të gjithë mund të flini nga një orë më shumë, pasi nata do të zgjatet dhe dita do të shkurtohet më shumë.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>