Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Teknologji

Nintendo Zii së shpejti

Submitted by Sermnova on Thursday, 17 December 2009No Comment

NintendoKonzola e lojërave Wii e Nintendos muajin e kaluar i ka mbushur tri vjet dhe është krejtësisht e logjikshme që në kompani të ndërmarrin hapa të caktuar. Hapi i radhës do të mund të ishte paraqitja e konzolës së lojërave me emërtimin Zii.

Nintendo në Japoni e ka mbrojtur me sukses emërtimin Zii, pasi që ai i është miratuar më 30 tetor, e tek tani ka arritur lajmi se ai ka përfunduar në bazat patentuese japoneze. Se çfarë planifikon me këtë emër Nintendo, tani për tani mbetet e panjohur.

Nintendo Wii në mesin e muajit të kaluar i ka mbushur tri vjet prej paraqitjes në treg, e deri më tani është shitur në gjithsej 56.14 milionë njësi dhe aktualisht është konzola më e shitur e lojërave e gjeneratës së vet.

Thashethemet e mëhershme kanë theksuar se Nintendo do të paraqes konzolën Wii në variantin HD (High Definition), mirëpo me regjistrimin e para pak kohe të emërtimit Zii planet e Nintendos bëhen edhe më të paqarta.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>