Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Një polic për 100 votues

Submitted by Sermnova on Friday, 20 February 2009No Comment

Po thuaj se e tërë policia do të trajnohet për të vëzhguar procesin zgjedhor më 22 mars të këtij viti. Gjithsej 8 mijë policë dhe 100 inspektorë të kriminalistikës nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të marrin pjesë në trajnimin dhe edukimin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe ballafaqimin me problemet e mundshme ditën e votimit. Nëse merret parasysh se në Maqedoni ka rreth 1.8 milion votues, kurse në zgjedhje priten të votojnë di;ka më pak se 50 për qind (rreth 800.000 votues) atëherë një polic mesatarisht do të “sigurojë” 100 votues. Trajnimi do të fillojë të premten (sot) në Qendrën për stërvitje në Idrizovë të Shkupit dhe i njëjti do të zgjatë deri më 26 shkurt, bëjnë të ditur nga MPB-ja. Ata do të kenë për detyrë të ballafaqohen me problemet eventuale që nga fillimi dhe pengimin e eskalimit të tyre.

Policët gjithashtu do të trajnohen se si në mënyrë më efektive të bëjnë procedimin e veprave penale gjatë kohës së procesit zgjedhor. Megjithatë, njëri nga prioritetet do të jetë marrja e mbështetjes në rast të incidenteve dhe koordinimi me Prokurorinë publike dhe institucionet tjera kompetente.
Nga ana tjetër kryeministri Nikolla Gruevski ka thirrë takim të liderëve të dielën me liderët e partive më të mëdha parlamentare ku temë qendrore do të jenë mbarëvajtja e zgjedhjeve të 22 marsit. “Ciklet e ardhshme zgjedhore në shtetin tonë, nevoja nga zhvillimi i tyre në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe përparimi i mëtejshëm i procedurave demokratike në zbatimin e tyre, janë prioritet me të cilat ballafaqohet vendi ynë, dhe e njëjta është me rëndësi për integrimin evropian të Maqedonisë dhe zhvillimin e gjithmbarshëm demokratik të saj”, thuhet në letrën e kryeministrit dërguar liderëve të partive më të mëdha politike. Ndryshe, faktori ndërkombëtarë dhe diplomatë të huaj vazhdimisht janë duke apeluar për zgjedhje të qeta dhe demokratike, që të mos përsëriten incidentet nga zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>