Një polic serb dyshohet për vrasjen e shqiptarit nga Gostivari
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë sot kumtoi se ka arrestuar një polic serb me akuzë se i njëjti dje ka vrarë shqiptarin nga Maqedonia, dyzetvjeçarin Mahir Jakupi në një parking në rrugën magjistrale Preshevë – Vranjë.
Mediat serbe informojnë se vrasës i shqiptarit nga Maqedonia është polici Zoran Memaroviq, dyzet e tre vjeçar, i punësuar në stacionin policorë në Preshevë.
Patrulla e trafikut mbrëmë e ka gjetur trupin e pajetë të Jakupit me plagë të shkaktuara nga arma në një makinë të parkuar në fshatin Zhunicë. /alsat-m



Shtoni komentin tuaj!