Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Yjet

“Njerëz të Humbur” vazhdon misionin në Kosovë

Submitted by Sermnova on Thursday, 3 December 2009No Comment

Njerez te humburNë një transmetim të drejtpërdrejtë, emisioni i përjavshëm i Aida Shtinos, “Njerëz të humbur”, erdhi ndryshe kësaj here. Së fundmi, në një bashkëpunim me televizionin “Klan Kosova”, zëri dhe misioni i tij u zhvendos përtej kufirit duke shkuar në Kosovë.

Në lidhje direkte prej dy orësh emisioni i së premtes mbrëma mbajti përballë ekranit shumë shqiptarë jo vetëm brenda kufijve, por dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe mbarë bota, nëpërmjet valëve të televizionit Klan dhe Klan Kosova.

Investigime, informacione të verifikuara në kohë reale u përcollën kësaj here, për personat e humbur nga Kosova. Bashkëpunimi mes dy televizioneve sapo ka startuar. Surpriza dhe të vërteta të reja do të vazhdojnë të publikohen dhe të bëhen pjesë e kësaj tradite që sapo ka nisur.

“Njerëz të Humbur” do të jetë në Kosovë një herë në muaj ku për familjarët e të humburve nga Kosova do jetë një lehtësi më e madhe që të jenë në studio në Prishtinë dhe jo të shkojnë në Tiranë. Po ashtu së shpejti do të publikohet edhe gazeta si një projekt i ri.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>