NORA dhe ROBERTI zbulojnë detaje të lidhjes së tyre
“Ne jemi njohur edhe më herët, kemi ditur për njëri-tjetrin që merremi me muzikë, por takimi ynë i parë ka qenë në një turne në Gjermani. Nga aty kemi filluar të shoqërohemi si miq, e më pas kemi nisur lidhjen”, ka thënë Nora. Në anën tjetër, Roberti ka shtuar se Norën e ka njohur edhe përmes të së ëmës së saj, këngëtares Syzana Tahirsylaj. Sa i përket martesës, çifti ka thënë se nuk kanë vendosur asgjë.
Çifti i fejuar Nora Istrefi dhe Rob ert Berisha më në fund thyen akullin. Pas ftesave të shumta nga mediat elektronike e të shkruara për t’u paraqitur së bashku publikisht, çifti e bëri këtë ekskluzivisht për emisionin “Express Live” në Kosovë. Duke kujtuar takimin e tyre të parë, çifti ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur në një turne në Gjermani, nga ku edhe ka nisur shoqërimi i tyre, për të kaluar më pas në një lidhje serioze.
“Ne jemi njohur edhe më herët, kemi ditur për njëri-tjetrin që merremi me muzikë, por takimi ynë i parë ka qenë në një turne në Gjermani. Nga aty kemi filluar të shoqërohemi si miq, e më pas kemi nisur lidhjen”, ka thënë Nora. Në anën tjetër, Roberti ka shtuar se Norën e ka njohur edhe përmes të së ëmës së saj, këngëtares Syzana Tahirsylaj. Sa i përket martesës, çifti ka thënë se nuk kanë vendosur asgjë.
“Për martesë nuk kemi vendosur asgjë, nuk kemi ndonjë datë të caktuar, pasi kemi disa plane të tjera, unë rreth muzikës, ndërsa Roberti rreth studios së re”, ka thënë Nora.
Në këtë intervistë të zhvilluar në një nga lokalet e Prishtinës ku çifti kalon kohën e lirë, ata kanë folur edhe për planet sa i përket anës profesionale. Nora ka pohuar se është duke realizuar një këngë të re me kompozitorin Enis Presheva. Se kur do të jetë e përfunduar kjo këngë e re, ajo nuk ka vendosur ende. Nga ana tjetër, i fejuari i Norës, muzikanti Robert Berisha, aktualisht është duke punuar rreth një studioje të re.
Duke shpresuar se puna për këtë studio do të përfundojë deri në fund të këtij viti, Roberti ka thënë se më pas do të fillojë të punojë këngë për të fejuarën e tij. Fakti se që të dy i lidhë profesioni, Nora e Roberti, kanë thënë se kjo është një përparësi për lidhjen e tyre. Ata thonë të kenë mbështetjen e vazhdueshme dhe i gëzohen sukseseve të njëri-tjetrit.



nora je ma e mira edhe roberti gjithashtu super cift
nora e mir je shum urime besoj se jeni cift i pershtatshem jet te lumtur mpuq mpuq
Shtoni komentin tuaj!
»
Arritën shalqinjtë katrorë
Para njëzet vjetësh një fermer japonez nga ishulli Shikokua u përpoq të rrisë shalqinj katrorë dhe ia arriti qëllimit. Përveç se u bë i famshëm në botë, shalqinjtë e tij u plasuan mirë në treg. …
»
Meshkujt që tradhtojnë
Meshkujt të cilët besojnë në dashuri në shikim të parë, janë tri herë më të prirë që ta tradhtojnë partneren e tyre, në krahasim me ata, të cilëve iu nevojitet më shumë kohë për t’u …
»
Horoskopi Mujor – Maj 2010
Dashi – 21 Mars-20 Prill
Karriera: Dëshironi që të shpërbleheni për angazhimin tuaj – nuk doni të hyni në garë më të tjerët por doni të avancoheni falë punës që bëni. Këtë …
»
Per te QESHUR
Donacioni
Babi, ka ardhur një tip te dera me një fletore dhe po thotë se është duke mbledhur fonde për një donacion humanitar – për një pishinë në një jetimore.
Babai: Mirë djali jem, jepja një shishe …
»
MJEKESIA NUK E SHEROI POR U SHERUA
Në një dhomë me tre shtretër te bardhe një njeri me vetëdije te humbur qëndronte aty në mes duke mos ndier fare aparatet e frymëmarrjes, të të rrahurave të zemrës dhe aparatet tjera te mjekësisë. …
»
Krekosje me “junakë” të huaj
Me vendosjen e përmendoreve Gruevski po e shndërron sheshin e Shkupit në shesh të një qyteti bullgar, vlerëson në një deklaratë për “Lajm” historiani Skender Hasani. Ai thotë se në sheshin e Shkupit në fakt …
»
Google Nexus One arriti në Evropë
Që nga 30 prilli i këtij viti telefoni i mençur Nexus One i kompanisë Google ka filluar të shitet në mbarë Evropën.
I ashtuquajturi Google Phone fillimisht do të paraqitet në Britani të Madhe, në dyqanet …
Reklama
Video Humor
Ushtari Jackson :)))))
Komentet e Fundit
Arhiva
Kategorit