Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Parlamenti Evropian harton projekt-rezolutën për vizat

Submitted by Sermnova on Friday, 25 September 2009No Comment

Parlamenti_EuropianPërveç mbështetjes për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, Parlamenti Evropian kërkon shkurtimin e kohës për heqjen e vizave dhe për Shqipërinë dhe Bosnjen, por dhe nisjen e dialogut për këtë proces me Kosovën.

Projekt-rezoluta u përgatitit nga raportuesja sllovene Tanja Fajon. Ajo kërkon që Këshilli i BEsë të votojë vetëm një herë për pesë vendet bashkë. Kështu, ndërsa Maqedonisë, Mali të Zi dhe Serbisë pritet tu hiqen vizat në janar të vitit që vjen, për Shqipërinë dhe Bosnjen propozohet të përfshihen në listën e bardhë të Shengenit, me kusht që vizat tu hiqen vetëm ditën kur do të vlerësohet se i kanë plotësuar kriteret. Propozimi synon kursimin e gjashtë muajve kohë procedurash burokratike duke mos lindur më nevoja për propozim të ri të Komisionit e as për votë të dytë nga Parlamenti e më pas nga Këshilli i BEsë.

“Jam dakort me propozimin e Komisionit për të liberalizuar këtë regjim me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, por në anën tjetër mendoj se është shumë e rëndësishme që tu dërgohet një mesazh i fortë dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës”, deklaroi Tanja Fajon, raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.
Për Kosovën, vend që nuk ka qenë fare i përfshirë në proces, raportuesja për vizat Tanja Fajon propozon që të mos vonojë nisja e procesit të dialogut për liberalizimin e vizave. Një gjë e tillë duhet bërë, sipas eurodeputetes, pa paragjykuar statusin e vendit që e njohin 22 nga 27 vende anëtare të BEsë, për të mos izoluar për një kohë shumë të gjatë popullin e Kosovës nga popujt e tjerë të Ballkanit.

“Do të doja gjithashtu që të përfshihej Kosova në fazën e duhur të procesit. Do të ishte mirë që edhe kosovarëve tu japim mesazhin se një një moment të caktuar do të përfshihen edhe ata në procesin e liberalizimit të vizave”, deklaroi Fajon.
Ndërsa propozimi për Kosovën është pritur mirë nga Komisioni Evropian, burime konfidenciale rrëfyen se propozimi për Shqipërinë dhe Bosnjen ka krijuar shqetësim. Sipas këtyre burimeve bashkimi i dy vendeve të prapambetura me ato që kanë përparuar më shumë jo vetëm që nuk do të pritej mirë nga ministrat e brendshëm të BEsë, por mund të rrezikojë dhe heqjen e vizave për Malin e Zi dhe Serbinë, vende që nuk i kanë plotësuar ende të gjitha kushtet.

Projekt-rezoluta e Tanja Fajon do të kalojnë për votim brenda disa komisionesh parlamentare gjatë muajit tetor, për tu votuar në seancë plenare më 24 nëntor. Në këtë fushë, Parlamenti Evropian ka vetëm rol këshillimor dhe nuk ndan vendimmarrjen me Këshillin e BEsë. Ky i fundit pritet të votojë sipas interesave të vendeve anëtare në dhjetor të këtij viti. Më pas duhet të kalojë një muaj për përfshirjen në fletoren zyrtare të vendimit dhe heqjen e vizave në janar të vitit 2010, të paktën për Maqedoninë, i vetmi vend i sigurtë deri më sot që i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>