Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Parlamenti Evropian miratoi pezullimin e vizave për Maqedoninë

Submitted by Sermnova on Thursday, 12 November 2009No Comment

VotimiNë votimin në seancë plenare në Bruksel, Parlamenti Evropian miratoi raportin e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon për pezullimin e vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Në një deklaratë të shkruar, e cila u lexua nga raportuesja sllovene, Këshilli i BE-së, Komisioni dhe Parlamenti rënë dakord që vizat për këto tre vende të hiqen duke filluar nga data 19 dhjetor i këtij viti. Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit dhe votës së Parlamentit, i takon tashmë 27 ministrave të brendshëm evropianë që të japin fjalën e fundit për heqjen e vizave, në mbledhjen e tyre më 30 nëntor në Bruksel.

Që nga momenti që do të hyjë në fuqi vendimi i tyre, siç theksohet në deklaratë, më 19 dhjetor, qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Serbisë, që janë të pajisur me pasaporta biometrike, do të mund të qarkullojnë lirshëm në vendet e Shengenit, ku nuk bëjnë pjesë Britania e Madhe dhe Irlanda.

Në këtë zonë Shengeni përfshihen edhe vende jo anëtare të BE-së, siç janë Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lishtenshjtani, ku qytetarët mund të qëndrojnë për një afat tre mujor, pa të drejtë pune në këto vende.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>