Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Partitë shqiptare sërish kundër projektit ‘Shkupi 2014′

Submitted by Sermnova on Sunday, 7 February 2010No Comment

Shkupi 2014BDI dhe PDSH sot edhe një herë kanë kundërshtuar projektin e prezantuar para dy ditësh “Shkupi 2014”.

Për zëvendëskryeministrin Abdylaqim Ademi, të gjitha projektet që bëhen në vend, duhe të ndihmojnë në integrimin e gjitha bashkësive etnike dhe mos të provokohen fqinjët. Për kreun e PDSH-së Menduh Thaçi projekti “Shkupi 2014” është qesharak.
“Të gjitha projektet që promovohen në Maqedoni dhe të gjitha projektet që do promovohenm në të ardhmen duhet të jenë projekte që do ndihmojnë në integrimin e brendëshëm të të gjitha bashkësive etnike,do reflektojnë kulturën dhe historinë e të gjithëve në Maqeoni, duhet të jenë gjithashtu projekte që do ta ndihmojnë Maqedoninë në integrimet euroatlantike dhe nuk duhet të jenë projekte që do të provokojnë fqinjët tanë.”, vlerëson zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

“Shumë qesharake, po gati sa komiko-tragjike, Shkupi rrezikohet që Shkupi i 2010 qytetarët të ngelin pa bukë, pa punë, pa perspektivë, në krizë të jashtëzakonshme ekonomike, këta dallavere të ndryshme të marketingjeve bajate nuk do të funksionojnë pas muajit prill, kur kriza do të jetë shumë e madhe”, parashikon Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
I pyetur për ndërtimin e Xhamisë Burmali në sheshin e Shkupit, zëvendëskryemkinistri Ademi, fajin për këtë e hedh te Bashkësia Fetare Islame.

“Kompetente për të kërkuar ndërtimin e Burmali Xhamisë është BFIM, si institucion që përfaqëson muslimanët këtu në Maqedoni dhe ngelemi me shpresë se BFI do bëj kërkesë deri tek komuna qendër që të fut në plan edhe ndërtimin e Burmali Xhamisë, sigurisht që në gjithnjë kemi thënë që nëse ndërtohet kishë do duhet të ndërtohet edhe Burmali Xhamia”, sqaron Abdylaqim Ademi.
Dy ditë pas prezentimit të prjektit “Shkupi 2014”, nga Bashkësia Fetare Islame, ende askush nuk është prononcuar për ndërtimin e Xhamisë Burmali.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>