Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Humor

Per te QESHUR

Submitted by Sermnova on Friday, 26 March 20102 Comments

HEHEHEDonacioni
Babi, ka ardhur një tip te dera me një fletore dhe po thotë se është duke mbledhur fonde për një donacion humanitar – për një pishinë në një jetimore.
Babai: Mirë djali jem, jepja një shishe ujë!

Deputeti
Hallooo, Hasani këtu! A kom thirr në Parlamentin e Kosovës?
Po zotëri, si mund të ju ndihmoj?
Paj me u ba deputet, çka duhet me ba unë?
Zotëri a mos jeni i çmendur?
Po jam, pse a duhet edhe diçka tjetër a?

Facebook-u
Projekti i CIA-s ka qenë që vetë t’i mbledhim informacionet për veten dhe të bëjmë dosjen tonë. Në këtë mënyrë atyre ua mundësojmë qasjen në fotografitë tona, e dinë me kënd shoqërohemi, ku kemi qenë për pushime, çfarë bëjmë momentalisht, në cilën parti politike jemi – dhe këtë pa e angazhuar asnjë agjent – shkëlqyeshëm!

Vegeta
Vjehrra është si vegeta… përzihet kudo!

Kësulëkuqja moderne
Ujku e takon Kësulëkuqen në mal dhe e pyet:
A po ma kallëzon adresën e gjyshes?
Po, si jo, përgjigjet me kënaqësi Kësulëkuqja:
gjyshja@yahoo.com

Barsoleta
Një plakut i bie të fikët dhe përfundon në spital. Pas një kontrolli të shkurtër mjeku thotë, qojeni në morg.
Pas kësaj plaku çohet dhe thotë:
Po unë ende s’kam vdekur…
Po hala s’kemi mbërri te morgu, mos u ngut, i thotë mjeku.

Boksieri
Gjyqtari në ring numëron para boksierit të nokautuar, ndërsa një plakë nga publiku bërtet:
“Nuk çohet jo, e di se e kam taku edhe në autobus!”

Muhabet burrash
Bisedojnë dy shokë:
Çudi, gruaja ime po fol me veten!
Edhe e imja besa, po nuk është e vetëdijshme për këtë – thotë shoku tjetër
E si është e mundur?
Po ajo beson se unë e dëgjoj kur ajo flet.

Përmasat
Bisedojnë dy shoqe:
Si i paramendon ti përmasat e mashkullit ideal?
- 80-20-42.
Çfarë do të thotë kjo?
T’i ketë 80 vjet, 20 milionë euro në bankë dhe temperaturën 42!

2 Comments »

  • lola said:

    mir shum barcoletat ju lumt

  • pimi said:

    ehde mu mpelqyen barcoletat shumm veq qitni edhe tjera

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>