Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Projekte për plazhe të reja në Strugë

Submitted by Sermnova on Tuesday, 1 December 2009No Comment

LiqeniMinistria e Transportit dhe Lidhjeve planifikon që të shpallë një konkurs për ndërtimin e 24 plazheve në bregun e liqenit të Ohrit prej Strugës e deri në fshatin Kalishtë, thonë për ALSAT nga Instituti Hidro-biologjik.

Me projektin, i cili iu dorëzua këtij institucioni shkencor që të japë mendim, parashikohet vendosja e banakëve, betonimi i pjesës më të madhe të bregut të liqenit, ndërtimi i porteve dhe i platformave. Kjo nuk është e lejuar, alarmojnë ekspertët, pasi nuk ka kushte për aq shumë plazhe. Ata kritikojnë edhe kryetarin e komunës, Merko, për të cilin thonë se ai ka insistuar që projekti të zbatohet.
”Ai ishte kategorik, se duhet të bëhet shtrimi, atje ku nuk ka kushte për plazh, të kryhen punime brenda në ujë, gjë që nuk duhet të ndodhë.

Ai konsideron se duhet të ketë një shtresë të madhe, thellë në liqen, të hyjë në pjesën e Radozhdës dhe në afërsi të Euro-hotelit”, thotw Lençe Lokoska, nga Enti Hidro-biologjik i Ohrit.
Kryetari i komunës Merko, mohon se tërë bregu i liqenit do të betonohet, por thekson se ndërtimi i plazheve ështe parashikuar me planin e detajuar urbanistik të komunës.

”Unë mendoj se edhe këto 24 plazhe janë pak, pasi pjesa e Strugës, përkatësisht bregu i liqenit që i takon Strugës është i gjatë rreth 20 kilometra dhe të gjitha sipërfaqet janë të mira për ndërtimin e plazheve”, shprehet Ramiz Merko, kryetar i komunës sw Strugës.

Burimet e Televizionit ALSAT nga Ministria e Transportit thonë se me projektin është planifikuar edhe prerja e më shumë se pesë mijë metra katrorëve kallam, pastaj ndërtimi i portit në gjatësinë prej 150 metrash e të gjerë 20 metra, që do të hynte pesë metra thellë në liqen, diçka e ngjashme si kanali “Studençica” në Ohër.

Aktualisht, biznesi me dhënien e plazheve me koncesion është shumë i dobishëm dhe ato do të jepen për një periudhë pesë vjeçare. Ekologët vazhdimisht kanë kritikuar se përveç fitimit aspak nuk i kushtohet rëndësi pasojave ekologjike në liqenin.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>