Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Yjet

Pse Çiljeta, Zajmina dhe Greta nuk janë në Kënga Magjike

Submitted by Sermnova on Friday, 25 September 2009No Comment

ZajminaÇiljeta dhe Zajmina, ishin nga emrat që pritej të merrnin pjesë në edicionin e ri të festivalit “Kënga Magjike”, mirëpo me shpalljen e listës me këngëtarët konkurrentë, emrat e tyre nuk u panë në listë. Po ashtu mungonte edhe Greta Koçi, e cila kishte pohuar se do të mund t’i rikthehej këtij festivali pas tre vitesh mungesë.

Zajmina dhe Blero kishin filluar para sezonit veror për të dalë në një duet së bashku, pas ftesës që Zajmina i bëri këngëtarit të njohur. Mirëpo, ata kanë pohuar për “Panorama Plus” se janë përpjekur deri në momentin e fundit të ishin pjesë e këtij konkurrimi, por angazhimet me koncertet e verës i kanë penguar të përfundojnë në kohë këngët për t’i dorëzuar.

Ndërkohë, Çiljeta ka thënë se ishte përgatitur për një duet baladë kësaj here, por që dhe ajo nuk arriti ta realizonte në kohë, ndërsa arsyeja tjetër ishte se këngëtarja ka pasur nevojë për pushim duke qenë se ka marrë pjesë tre vite radhazi në këtë festival.

Ndërsa, Greta ka thënë se nuk ka arritur të sigurojë një këngë të mirë, e cila do ta bindte që të konkurronte në festival.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>