Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Qeveria themelon Muzeun e alfabetit shqip në Manastir

Submitted by Sermnova on Thursday, 26 November 2009No Comment

AdemiQeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e saj të fundit ka miratuar vendimin që në qytetin e Manastirit të hapet edhe “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe”.

Këtë për Alsat e konfirmoi zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi. Ai tha se së shpejti do të emërohet edhe drejtori i këtij institucioni. Numri ‘dy’ i Qeverisë tha se në të ardhmen të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me këtë institucion, do të mbështeten financiarisht nga Qeveria. Vendimin e Qeverisë e përshëndeti edhe Lëvizja qytetare “Zgjohu!”, e cila uron që ky hap të kontribuojë në institucionalizimin e jetës kulturore të shqiptarëve në qytetin e Manastirit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën djeshme themeloi institucionin kombëtarë “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe”, në Manastir. Ky institucion në radhë të parë do të meret me grumbullimin, avancimin, kultivimin dhe gjitha faktet me të cilat edhe u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe në kongresin e mbajtur në Manastir.

Shpresojmë që ky institucion të ekipohet shumë shpejtë, të etablohet dhe të ve kontakte me të gjitha institucionet tjera relevante në Shqipëri dhe në Kosovë dhe t’i grumbulloj faktet e mjaftueshme të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë muze”, deklaroi zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>