Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Refuzohet raporti i Policisë

Submitted by Sermnova on Friday, 23 October 2009No Comment

SeancaNë seancën e gjashtë me radhë të këshillit komunal të Gostivarit, këshilltarët komunal kanë refuzuar raportin për punën e Stacionit Policor me kompetencë të përgjithshme për gjysmën e parë të vitit 2009, me arsyetimin se brenda raportit ka elemente kontradiktore dhe si i tillë nuk pasqyron realitetin e veprimtarisë së Policisë për gjashtë mujorin e parë të vitit 2009.

Shumica e këshilltarëve, ndan mendimin se veprimtaria e Stacionit Policor në Gostivar, për gjashtë muajt e kaluara, nuk ka qenë në nivelin e duhur. Në seancën e këshillit, edhe pse të ftuar munguar përfaqësues të Stacionit Policor n Gostivar.

Krahas pikave të tjera të rendit të ditës, këshilltarët komunal dhanë pëlqimin e tyre edhe për propozim – vendimin për ndryshim të taksës për lidhje të kurorëzimit në Komunën e Gostivarit, me çka nga 500 denarë aq sa ka qenë deri më tani, taksa është rritur në 1.500 denarë. Nga shuma e përgjithshme e taksës, 30 për qind do të dedikohet për investime në objektet e zyrave të vendit, 30 për qind për këshilltarët komunal, po aq për shfrytëzimin e sallës së këshillit komunal si dhe 10 për qind për pagesën e tatimit personal të këshilltarëve.

Në seancën e gjashtë me radhë të këshillit komunal të Gostivarit, këshilltarët mes tjerash miratuan edhe propozim – konkluzion për obligim të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, të menaxhimit me kafshët pa kujdes, me çka kjo ndërmarrje obligohet që të grumbulloi qentë endacak nga viset publike brenda dhe jashtë qytetit.
Për këtë qëllim, Komuna ka siguruar mjete për blerjen e mjetin transportues, ndërkaq Ndërmarra Publike “Komunalec”, do të angazhoi dy punonjës që do të merren me izolimin e tyre dhe transportimin deri te vendi i caktuar. Fillimisht do të krijohet një lokacion formal për grumbullimin e qenve, me qëllim që brenda kohës të krijohen kushte për formimin e Qendrës grumbulluese të qenve endacak.

Këshilltarët ranë dakord edhe për propozim – vendimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për përcaktimin e lartësisë së taksave komunale në territorin e Komunës së Gostivarit, ndërkohë që miratuan edhe propozim – konkluzion për dhënie pëlqim të vendimit për vërtetimin e çmimeve për furnizim me ujë të pijshëm dhe bartjen e ujërave urbane të zeza .

Këshilltarët miratuan edhe propozim – programin e planit për përpunimin e dokumentacionit lokal urbanistik të planit të Komunës së Gostivarit për vitin 2009 si dhe propozim – vendimin për përcaktim të projekteve investuese me rëndësi në Komunën e Gostivarit.

Ndër pikat tjera të rendit të ditës ishin edhe propozim – vendimi për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për themelim të Qendrës për zhvillim rajonal dhe rregullores së Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut. Para këshilltarëve fjalë mori kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani i cili mes tjerash tërhoqi vërejtjen rreth punës së Qendrës për zhvillim rajonal, sipas të cilit, ngulfat procesin e decentralizimit si dhe majorizohen komunat e Gostivarit dhe Tetovës me anë të mbivotimit nga përfaqësuesit e
Komunave rurale të Pollogut.

Me shumicë të votave u pranua edhe propozim – vendimi për vendim statutar për ndryshim dhe plotësim të statutit të komunës së Gostivarit, me çka mundësohet që në Komunë, gjuha turke të gjen zbatim për krah gjuhës shqipe dhe maqedonase.

Në fund të seancës, para këshilltarëve u prezantua edhe vlerësimi për masat e nevojshme të vënies në funksion të deponisë regjionale “Rusiono” në Gostivar.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>