Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Ronaldinho: Dua të luaj deri në 40 vjet

Submitted by Sermnova on Friday, 6 November 2009One Comment

RonaldinhoBraziliani Ronaldinho thotë se buzëqeshja në fytyrën e tij është rikthyer sërish dhe thotë se dëshiron ta kopjojë legjendën e Milanit, Paolo Maldinin.

Ish-ylli i Barcelonës së fundi është në një formë të shkëlqyeshme dhe e ka kthyer magjinë në fushë nën drejtimin e trajnerit Leonardo.

“Unë gjithmonë ndjehem i njëjti, edhe pse shumë gjëra ndodhën tre vitet e fundit. Nuk kam ndryshuar. Kam vetëm më shumë përvojë. Dallimi është se tash luaj dhe kam më shumë fat të jem pjesë e ekipit që fiton”, ka thënë Ronaldinho.

“E kisha të vështirë të qëndroj në stolin e rezervave. Tash jam me fat që mund ta bëj atë që dua më së shumti, të luaj futboll”.

“Dua të bëhem si Maldini. Dua të luaj edhe kur të mbush 40 vjet, ndoshta edhe më shumë. Me Milanin? Pse jo”, ka shtuar braziliani.

One Comment »

  • sali said:

    a be linja cish thot ronaldinjoo si C.RONALDO ska

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>