Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Ronaldo do të mungojë edhe në San Siro?

Submitted by Sermnova on Wednesday, 28 October 2009No Comment

RonaldoMjerimi i Real Madridit po vazhdon me lajmin se Cristiano Ronaldo pritet të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Getafes, mirëpo portugezi mund të mungojë edhe në ndeshjen shumë të rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Milanit që zhvillohet në mesjavë në San Siro.

“Marca” citon stafin mjekësor të Los Blancos të ketë thënë se Ronaldo “do të qëndrojë jashtë fushe derisa të bëhet një ekzaminim i radhës pas një jave”, pasi që ekzaminimi i të mërkurës me rezonancë magnetike ka treguar shenja të ënjtjes së nyjës.

Duket që lëndimi i Ronaldos nuk është tërhequr plotësisht kështu që nevojitet më shumë kohë që superylli portugez të shërohet plotësisht, ndërsa kjo nuk i konvenon aspak trajnerit Manuel Pellegrini, i cili është pre e kritikave për formën e dobët të Realit në tri ndeshjet e fundit, ku ka pësuar dy humbje (nga Milan dhe Alcorcon) dhe ka nxjerrë një barazim përballë Sporting Gijonit.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>