Ronaldo: Dua të qëndroj te Reali gjithë jetën
Superylli portugez Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur që është lojtar i skuadrës së ëndrrave të tij duke shprehur dëshirën që ta mbyllë karrierën me Real Madridin.
“Ata që nuk e njohin Real Madridin nuk mund as ta imagjinojnë si është këtu. Dëshiroj ta kaloj gjithë jetën në këtë klub”.
“Real Madridi është një familje e madhe. Më të rriturit- Raul, Guti dhe Casillas- më kanë ndihmuar që të përshtatem sa më shpejtë që ishte e mundur. Ata janë të jashtëzakonshëm”.
“Po ia kaloj shumë mirë me Kaka, Marcelo dhe Pepe- flasim gjuhët të njëjtë dhe kjo ndihmon shumë”, ka thënë Ronaldo për “AS”.



Shtoni komentin tuaj!