Rritet popullariteti i teknologjive pa tela
Rritja konstante e teknologjive pa tela (wireless), Bluetooth e Wi-Fi, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, parashohin analistët e kompanisë ABI Reseach.
Sipas përllogaritjeve të analistëve, gjatë vitit 2014 do të shiten gjithsej dy miliardë chipset Bluetooth. Gjithashtu, do të integrohen edhe 1.5 miliardë Wi-Fi çipe në laptopë, telefona celularë dhe pajisje tjera.
Çmimet mesatare të shitjes së çipave janë në rënie të vazhdueshme, e kjo i kontribuon edhe pranueshmërisë së përgjithshme, vlerësojnë në ABI Research.
Wi-Fi do të përfitojë edhe më shumë me integrimin e teknologjisë Wi-Fi Direct e cila mundëson komunikimin e ashtuquajtur “peer-to-peer” në mes të pajisjeve në distanca të vogla.



Shtoni komentin tuaj!