Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

S’dihet kush, ku do të mësojë mjekësi

Submitted by Sermnova on Wednesday, 26 August 2009No Comment

dorzimi-dokumentave“Detyra jonë tani më ka përfunduar. Dokumentet janë dorëzuar dhe secili prind vendos për fëmijën e tij se a do të mësojë në “Pançe Karagjozov” apo “Zef Lush Marku”, më rëndësi është që këta nxënës të mësojnë mjekësi”, tha për “Lajm” Miftari

NATYRA GRUBI

Protestat në shkollën “Pançe Karagjozov” në Shkup u shuan pas takimit të deputetit Safet Neziri me Këshillin e prindërve që u mbajt ditën e hënë. Nga prindërit Neziri kërkoi që dokumentet e nxënësve të cilët duan të aplikojnë për shkollën e mesme medicinale duhet dorëzuar të martën. Duke dëshmuar se ata nuk janë duke vepruar kundër ligjit, prindërit vendosën që ditën e martë t’i dorëzojnë dokumentet. “Të hënën u ndërpre bojkoti pasi që nga Qeveria është kërkuar që nxënësit duhet të aplikojnë, dhe ne për të dëshmuar se nuk jemi kundër ligjit aplikuam dhe i dorëzuam dokumentet, çka do të bëhet më tutje nuk e dimë”, tha Enver Miftari, përfaqësues i Këshillit të prindërve. Ai shtoi se të gjithë nxënësit i kanë dorëzuar tani më dokumentet dhe pritet të pranohen të gjithë ashtu siç ka premtuar edhe ministria e arsimit, kurse ndarja e tyre pritet të bëhet nga organet kompetente që janë Qeveria dhe MASH. “Për hapjen e tre paraleleve shtesë për të cila po diskutohet në MASH, ne nuk dimë asgjë, ato janë vetëm bisedime dhe ashtu do të mbesin deri sa të bëhen formale”, tha Miftari. Të gjithë nxënësit kanë aplikuar në atë shkollë edhe ata njëzet të cilët nuk i takojnë grupit të protestuesve, tani pritet të bëhet ndarja pasi që të publikohen notat e nxënësve. “Shpresojmë që akreditimi i tre paraleleve në gjimnazin “Zef Lush Marku” të bëhet sa më shpejt pasi që të gjithë e dimë që është një proces i gjatë”, tha njëri prej prindërve. “Të gjithë nxënësit kanë aplikuar në “Pançe Karagjozov” dhe përderisa me ne nuk ka biseduar askush për zhvendosjen e paraleleve shtesë në objekte tjera, ne qëndrojmë këtu. Detyra jonë tani më ka përfunduar. Tani më nuk mundem të flas në emër të të gjithëve. Dokumentet janë dorëzuar dhe secili prind vendos për fëmijën e tij se a do të mësojë në “Pançe Karagjozov” apo “Zef Lush Marku”, më rëndësi është që këta nxënës të mësojnë mjekësi”, tha për “Lajm” Miftari.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>