Samsung 40 inç, televizori me i hollë LED në botë
Samsung ka zbuluar adutin e vet të ri sa i përket pajisjeve televizive me ndriçim LED të prapavijës.
Bëhet fjalë për modelin prej 40 inçësh i cili ka trashësi prej vetëm 3.9 milimetrash, që do të thotë se është pajisje më e hollë televizive në botë.
Ndryshe, lajmi i keq është se ky televizor nuk është i dedikuar për tregun tonë sepse ka frekuencë ekrani prej 120Hz, e ekrani mbështet Full HD apo rezolucion 1080p. Përqindja e kontrastit është e shkëlqyeshme, 5000:1.
Tani për tani nuk ka informata se kur do të del në treg e as për çmimin e tij.



Shtoni komentin tuaj!