Shakira flirton me Nadal?
Ylli i muzikës pop, Shakira raportohet se ka darkuar me tenistin e famshëm spanjoll Rafael Nadal.
Sipas revistës People, dyshja janë parë duke shijuar një ushqim intim në hotelin ‘W Hotel’ në Barcelona.
Mendohet se të dy ishin afruar të tepërmi derisa përgatiteshin për të realizuar videon e ardhshme të këngëtares për këngën “Gypsy”.
“Ata qeshnin nën hundë. Ishin shumë flirtues. Ata kishin shumë joshje për njëri-tjetrin derisa xhironin videon”, ka thënë burimi.
Megjithatë zëdhënësi i Nadal ka mohuar se mes dyshes ka ndonjë lidhje romantike, ndërsa zëdhënësi i Shakira e ka përshkruar situatën si ‘miqësi e mirë’ .



Shtoni komentin tuaj!