Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Argetim

SHBA, “gjyshja bandite” grabit dy filiale të një banke

Submitted by Sermnova on Saturday, 10 October 2009No Comment

GjyshjaHouston – Një grua e vjetër, e quajtur nga FBI-ja “gjyshja bandite”, të premten e kaluar grabiti dy filiale të bankës “Compass” në Houston.

FBI-ja zbuloi fotografitë e zonjës së moshuar, e cila është shfaqur si plaçkitëse e çuditshme e bankave. Edhe pse kjo plakë nuk duket si plaçkitëse e rëndomtë, kjo nuk e ka ndaluar që brenda një ore të grabisë dy filiale të bankës “Compass”.

Nga fotografitë e kamerave të përgjimit të bankës duket se ”gjyshja bandite” është rreth të 60-ave.

”Çdo ditë e më shumë gra në SHBA vendosin të ndërmarrin këto lloj veprimesh kriminale, por kjo ende është në një përqindje e vogël”, deklaroi agjentja speciale e FBI-së, Shauna Dunlap.

FBI-ja ka ofruar 5 000 dollarë për të gjitha informatat të cilat do të sillnin te arrestimi i ”gjyshes bandite”.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>