SHBA përshëndet, Rusia kundërshton marrëveshjen Prishtinë-Shkup
SHBA kanë mirëpritur lajmin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe përcaktimin e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Në një komunikatë nga Departamenti amerikan i shtetit theksohet se “SHBA u shprehë mirënjohjen dy vendeve për vendosmërinë në përmbushjen e hapit të rëndësishëm në drejtim të integrimeve euroatlantike, vendosjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore, duke forcuar stabilitetin në rajon”. Por Rusia, është deklaruar kundër kësaj marrëveshje.
Presidenti Dimitri Medvedev tha se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur, pasi Serbia nuk e ka thënë fjalën e fundit. “Megjithë përpjekjet e mbështetësve të pavarësisë së Kosovës, ata nuk mund të thonë se ky proces është i pakthyeshëm, dhe çështja të mbyllet”.
Një ditë para vizitës në Beograd, Medvedev tha se Rusia po merr pjesë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ‘në bazë të formulës, e cila është harmonizuar me kolegët serbë’ .



Shtoni komentin tuaj!