Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Sheva: Zgjodha Milanin para Barcës dhe Unitedit

Submitted by Sermnova on Monday, 12 October 2009No Comment

ShevchenkoAndriy Shevchenko ka njoftuar se në momentin më të mirë të karrierës së tij, kishte vendosur t’i bashkëngjitej Milanit, duke anashkaluar interesimin e Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Sulmuesi ukrainas asokohe bëri emër me Dynamo Kievin dhe të gjitha skuadrat më të mira në Evropë shprehën interesim për të.

“Kur isha 22-vjeçar, pata mundësinë të shkoja te Barcelona dhe Manchester Unitedi, por unë e zgjodha Milanin”.

“Ndërsa klubi ishte mjaft i suksesshëm duke fituar gjithçka që ishte e mundur, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa unë fitova Topin e Artë. Jam krenar me karrierën time”.

“Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Jam 33-vjeçar dhe nuk e di edhe sa kohë do të mund të luaj. Mirëpo në vitet e fundit të karrierës time dëshiroj të jem në fushën ku e fillova karrierën”, ka thënë Sheva për revistën “Focus”.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>