Shitje rekorde të BlackBerry
Kompania Research in Motion (RIM) ka publikuar rezultatet për tremujorin fiskal veror, në mes muajit qershor e gusht janë shitur 8.3 milionë BlackBerry. Ky rezultat është i madh se ai i deritanishmi më i miri i cili ka qenë 7.8 milionë.
Gjithashtu, janë publikuar shifrat se aktualisht ka 32 milionë përdorues të BlackBerry, derisa gjysma e pajisjeve të shitura gjatë verës kanë në duart e përdoruesve të rinj.
Megjithatë, përkundër shitjeve rekorde të shitjes dhe përfitimeve për 3% më të mëdha të cilat gjithsej janë 3.53 miliardë dollarë, përfitimi i përgjithshëm i kompanisë është për 26% më e dobët sesa në tremujorin pranveror.
Për tremujorin vjeshtor RIM pret katër milionë përdorues të ri dhe përfitime në mes të 3.6 deri në 3.85 miliardë dollarë.



Shtoni komentin tuaj!