Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Dashuri

Shoqëria është e domosdoshme për jetë të lumtur

Submitted by Sermnova on Thursday, 26 November 2009No Comment

ShoqeriPersonat të cilët kanë miq jetojnë të lumtur dhe të shëndoshë, ndërsa jeta e tyre është më e baraspeshuar.

Një studim i gjerë, i cili është realizuar te femrat, tregon se femrat të cilat kanë shokë të mirë për të biseduar janë shumë të lumtura në jetë. 76% e tyre kanë thënë se kanë qenë më të lumtura pas çdo bisede me shokët për problemet e tyre.

75% e femrave janë të lumtura edhe kur bashkëbisedojnë me shoqet e tyre, duke llogaritur edhe shakatë e përbashkëta, të cilat vetëm ato i kuptojnë.

Në shoqërinë e femrave është e nevojshme të ekzistojë besimi. 55% e femrave të anketuara kanë thënë se do të dilnin në një takim me një mashkull të panjohur nëse shoqet e zgjedhin.

Autorët e studimit thonë se këto të dhëna tregojnë se shoqëria kualitative është shumë e rëndësishme për mënyrën moderne dhe të shpejtë të jetesës, sepse mundëson jetë më të lumtur.

Komunikimi i rregullt me miqtë, iu mundëson femrave që të ndihen të vlefshme dhe të dëshiruara.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>