Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Shpallet konkurs për trajtimet gazetareske të varfërisë

Submitted by Sermnova on Friday, 11 September 2009No Comment

KonkursiMisioni i Kombeve të Bashkuara në Maqedoni shpall konkurs për raportime gazetareske dhe fotografi që trajtojnë varfërinë në vend. Materialet do të mund të dorëzohen deri më 27 shtator në zyrën e kombeve të bashkuara në Shkup. Ato do të duhet të jenë botuar brenda vitit të fundit qoftë gazetë, televizion apo radio.

“Kur kriza ekonomike globale tanimë ka kapluar gjitha shoqëritë dhe që po përshkallëzohet është shumë e rëndësishme që të flitet për këtë fenomen. Me varfëri po përballen dhe shumë individë këtu. Ju gazetarët luani rol esencial për ta çuar përpara agjendën e ndryshimeve sociale andaj dhe I presim materialet tuaja”, u shpreh Shelldon Jet , koordinator i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Maqedoni.
Punimet përveç nga përfaqësues të Kombeve të Bashkuara do të kontrollohen edhe nga dy përfaqësues të pavarur të medieve, Robert Popovski dhe Ibrahim Mehmeti.
Si më të mira do të përzgjidhen punimet analitike.
“Kur jemi në situatë që ti ndihmohet dikujt do të duhet të depërtojmë në të gjitha sferat e shtetit, në të gjitha institucionet por edhe në sektorin joqeveritar që të mundemi kështu në mënyrë thelbësore të trajtojmë një storje. Vetëm kështu do ta gjejmë shkaktarin e problemit”, Robert Popovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonsië.
Fituesit do të shpallen gjatë javës ndërkombëtare për zvogëlimin e varfërisë nga 17 deri më 24 tetor. Vlera e shpërblimeve për vend të parë është 500 dollarë, 300 i dyti dhe 200 dollarë vendi i tretë.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>