Skaner kompakt nga Canon
Skaneri imageFORMULA P-150 i Canon është skaneri më i shpejt i dokumenteve në kategorinë e pajisjeve kompakte të cilat barten lehtë.
Ky skaner i cili është i dedikuar për njerëzit që gjithmonë janë në lëvizje mund të skanojë në dy anët e faqeve me shpejtësi prej 15 faqesh në minutë, e me kompjuter lidhet me anë të qasjes USB me të cilin edhe furnizohet me energji.
Përveç për njerëzit në lëvizje, ky model i prodhuesit Canon sipas dimensioneve dhe dizajnit u përshtatet mirë dhe hapësirave të ngushta të zyrave dhe atyre në shtëpi.
Softueri i integruar CaptureOnTouch Lite përdoruesve u ofron mundësi të kyçjes së skanerit në çfarëdo kompjuteri pa pasur nevojë të instalimin të driver-ave të veçantë, e së bashku me pajisjen shitet edhe paketa standarde CaptureOnTouch për udhëheqje bazike me skanimin .



Shtoni komentin tuaj!