Skype përcaktohet si kërcënim ndaj sigurisë së Rusisë
Moskë – Lobi më i fuqishëm i biznesit në Rusi lëvizi për të futur në morsetë Skype dhe shokët e tij këtë javë, duke i thënë ligjvënësve se shërbimet telefonike të internetit janë një kërcënim për bizneset ruse dhe për sigurinë kombëtare.
Në partneritet me partinë politike të kryeministrit Vladimir Putin, lobi krijoi një grup pune për të projektuar drafte ligjore sigurie kundra asaj që ata thanë se ishin rreziqet e Skype dhe shërbimeve telefonike të Zërit mbi Protokollin e Internetit (VoIP).
Programet VoIP kanë përdorur internetin për të lejuar qindra milionë njerëz të komunikojnë falas në distanca të largëta, ose me tarifa shumë të ulëta sesa ajo çka ofrojnë ofruesit e shërbimit tradicional.
Në një mbledhje të këtij lobi këtë javë, ekzekutivët e telekomit i portretizuan programet më popullore VoIP si Skype dhe Icq si shkelës të entiteteve të jashtme që qeveria duhet t’i kontrollojë.
“Pa kufizime qeveritare, telefonia IP shkakton shqetësime të caktuara rreth sigurisë”, u tha në deklaratën për shtyp të lobit. “Shumë nga operatorët e shërbimit që punojnë në Rusi, si Skype dhe Icq, janë të huaja. Për pasojë është e nevojshme të mbrohen kompanitë vendase në këtë sektor dhe kështu me radhë.”
Skype nuk ishte menjëherë i mundshëm për koment.
Në një prezantim të postuar në faqen e internetit të lobit, zëvendës presidenti i TTK, një njësi telekomi shtetërore nga Hekurudhat Ruse, Vitaly Kotov, iu drejtua rregullatorëve të ndalojnë shërbimet VoIP nga shkaktimi “i mundshëm dhe i pakontrollueshëm i rënies së fitimeve për operatorët kabllorë të telekomit.”
Valery Ermakov, krye përfaqësuesi i firmës telefonike mobile Nr.3 në Rusi, Megafon, e çoi çështjen në fillim me një fotografi të dy duarve në pranga, me një diçiturë “mbroni investimet dhe luftoni shërbimet VoIP”.
Delegatët në takim gjithashtu paralajmëruan se ka qenë e pamundur për policinë të përgjojë bisedat VoIP, raportoi të premten e përditshmja ekonomike Vedomosti.
Lobi, i quajtur Sindikata Ruse e Industrialistëve dhe Sipërmarrësve, parashikon se 40 përqind e telefonatave mund të bëhen nëpërmjet shërbimeve VoIP në 2012.
Si një alternativë për Skype dhe shokët e tij, ekzekutivët e telekomit propozuan krijimin e shërbimeve VoIP brenda firmave të tyre, të cilat mund t’i bënin ata të mundshëm të sigurt për publikun rus.
“MegaFon është e interesuar për këtë treg. Ne jemi të interesuar në ofrimin e shërbimeve analoge. Ne nuk e mbështesim konkurrencës e kufizuar, por ne duam që tregu të bëhet i civilizuar”, tha Ermakov. S
hërbimi i shtypit i TTK tha të premten se do t’u duhet deri në Shtator për amendamentet ligjore të përshtatshme për t’u hedhur në draft nga komiteti special, anëtarët e të cilit përfshijnë ekzekutivët kryesorë të telekomeve dhe ligjvënës nga partia Rusia e Bashkuar e Putinit .



Shtoni komentin tuaj!