Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Tetovë, përmbytje nga moti i lig

Submitted by Sermnova on Monday, 9 November 2009No Comment

TetoveReshjet e mëdha të shiut që kapluan Maqedoninë, shkaktuan përmbytje dhe dëme në rajonet e Tetovës, Manastirit dhe Velesit. Rreth 50 objekte banesore dhe të tjera, si dhe sipërfaqe bujqësore në rajonin e rrethinës së Tetovës janë përmbytur pasi që të dielën, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut erdhi deri te derdhja e ujërave nga Lumi i Bogovinës.

Përfaqësues të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në koordinim me kryetarët e komunave Bogovinë dhe Bërvenicë, po ndërmarrin masa për mbrojtjen e popullatës dhe të mirave materiale.

Është angazhuar edhe mekanizmi ndërtimor për sigurimin e pikave kritike dhe janë siguruar 200 thasë me rërë, të cilët janë vendosur si digë në disa destinacione.

Reshjet e mëdha të shiut këtë fundjavë shkaktuan dëme më të mëdha dhe ndaj pronës së banorëve të fshatit kufitar Germian në komunën e Manastirit Novaci.

Në Manastir dhe rrethinë të Manastirit, sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, këtë fundjavë kanë rënë rreth 40 litra shi në një metër katror.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, këtë fundjavë kanë rënë shi 74 metra në një metër katror në Pozharan, 59 litra në Llazaropolë, 58 litra në Tetovë, 53 litra në Mavrovë, 45 litra në Gjurishtë, 41 litra në Dibër dhe 37 litra në Kumanovë.

Nga 36 litra në metër katrorë shi ka rënë në Manastir dhe Pretor, 35 litra në Ohër, 33 litra në Krushevë, 32 litra në Topollçan, 30 litra në Petrovec të Shkupit dhe në Pozhar, 28 litra në Prilep, 11 litra në Shkup, 10 litra në Demir Kapi, 9 litra në Kriva Pallankë, 7 litra në Shtip dhe Dojran, 3 litra në Strumicë dhe 1 litër në Gjevgjeli dhe Berovë.

Sipas parashikimeve të Drejtorisë për punë hidrometerologjike, reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Do të mbizotërojë kryesisht mot me vranësira, me reshje të shiut, të cilat vende-vende do të jenë më intensive. Posaçërisht reshje më intensive priten në pjesët lindore dhe juglindore, ku pritet të bijnë mbi 30 litra në metër katror.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>