Thaçi: Ahmeti nuk ka vend tek zgjedhësit
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se BDI-ja nuk ka se çfarë kërkon në terren pasi sipas Thaçit, ai është zënë nga partia e tij.
Kreu i PDSH-së tha se për shkak të politikës diskriminuese që po udhëhiqet ndaj shqiptarëve, BDI-ja ka humbur legjitimitetin pasi nuk arriti të mbroj interesat e shqiptarëve.
“Sa i përket BDI–së që thonë se do të dalin në terren, unë i porosis se aty është vendi i zënë nuk ka karrige bosh në teren. Aty është ulur PDSH tanimë një kohë shumë të gjatë dhe ka punuar shumë në teren.
Ata mund të dalin dhe të shëtisin vetëm nëpër sallonet e tyre, nëpër livadhet dhe dhentë që i kanë blerë me gjakun e djemve shqiptarë që u derdhën për çlirim dhe avancim të pozitës shqiptare.
Mendoj se janë në pozitë të mjerueshme por sinqerisht mendoj se ata e meritojnë këtë pozitë të mjerueshme të cilën e kanë dhe këtë pozitë të turpit që u ndodh”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH–së.



Shtoni komentin tuaj!