Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Argetim

Tigri i cirkut trembet të hidhet nga largësia

Submitted by Sermnova on Wednesday, 23 September 2009No Comment

TigriNjë tigër nga Bengali ka refuzuar të hidhet nga një kullë 15 metra e gjatë.

Kafsha, e cila njihej nga banorët e zonës për aftësinë për t’u hedhur nga largësitë, kësaj radhe është frikësuar dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Njerëzit që ka qenë afër tigrit me emrin Tanvir janë detyruar të presin plot 24 orë për ta bindur atë të hidhet nga kulla. Por këtë herë tigri është treguar frikacak.

Tigri Tanvir është i strehuar në kopshtin zologjik të Bristolit në Angli dhe ka kohë që përdoret nga agjenci të ndryshme cirku për t’u hedhur nga ndërtesa të larta. Ai ka habitur me mijëra njerëz për aftësinë e tij të pazakontë për t’u hedhur nga largësi jo të vogla.

Ema Godsell, kujdestarja e tigrit tha se Tanvir kishte pasur një këputje nervore dhe ishte diçka e kuptueshme për një tigër. Ai ishte bërë gati për t’u ushqyer, por njerëzit e cirkut i thanë atij që të hidhej.

“ Tigri Tanvir refuzoi të hidhej pasi ai dëshironte të ushqehej,”- tha kujdestarja e tigrit.

Tigri në fjalë jeton me dy miq të tjerë në kafazin e tij, me Kushkjan dhe Khan. Nuk dihet për sa kohë ai do të qëndrojë në kullë.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>