Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Teknologji

Ultimate Aero – vetura më e shpejtë në botë

Submitted by Sermnova on Sunday, 1 February 2009No Comment

Libri i rekordeve Guinness edhe zyrtarisht ka konfirmuar se, SSC Ultimate Aero është vetura më e shpejtë në botë.

Kjo është hera e parë, në 40 vjet të fundit, që një veturë amerikan është stolisur me kurorën e automobilit më të shpejtë në botë. I fundit që e kishte arritur këtë rezultat, ishte modeli i Fordit, GT40, në vitin e largët 1967.

Për të arritur në listën e rekordeve të Guinness-it, SSC Ultimate Aero, i është nënshtruar një testimi të dyfishtë. Fillimisht kishte arritur shpejtësinë prej 414,31 km/h, ndërsa në tentimin e dytë 410,24 km/h. Kështu, me mesataren nga dy testimet, është shënuar rekordi prej 412,28 km/h.

Me ketë shpejtësi, SSC Ultimate Aero prapa vetës ka lënë deri më tash veturën që është konsideruar më e shpejta në botë, Bugatti Veyron, që ka arritur shpejtësinë prej 408,47 km/h, dhe rekordin zyrtar që e kishte vënë Koenigsegg CCR, me 388 km/h.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>