US OPEN – SERENA SHKAKTON INCIDENT
Takimin gjysmë final të Grand Slem turneut “US Open” mes belges Kim Klajsters dhe amerikanes Serena Uiliams e veçoi incidenti i shkaktuar nga tenistja vendase. Serena e cila mbronte titullin e kampiones pati një sulm ndaj referes anësore e cila kishte referuar shkelje të vijës nga amerikania. Në fund firoja me rezultatin 2:0 në seta i takoi belges Klajsters e cila në finale do të luaj me danezen Karolina Voznjacki.
Tenistja belge Kim Klajsters dhe danezja Karoline Vozniacki do të luajnë në finalen e madhe të Grend Slem turneut “US Open”. Krahas një arritje të mirë të ish tenistes numër një në botë Klajsters dhe danezes Vozniacki, lajmi kryesor i gjysmëfinales ishte incidenti të cilin e shkaktoi amerikania Serena Uilliams. Ajo gjatë përballjes me tenisten belge, në momentet e fundit të këtij takimi pati një duel verbal me referen e vijës dhe për këtë shkak ajo humbi edhe lojën. Uilliams gjatë shërbimit të saj në gemin e fundit shkeli vijën e fundit, ndërsa referja dha shenjë për shërbim të gabuar dhe pikët i takuan Klajstersit. Tenistja vendase humbi nervat dhe filloi duelin verbal me referen anësore dhe pas kësaj mori pikë dënimi me çka edhe humbi lojën me rezultatin 2:0 në seta.
Në momentin e marrjes së pikëve të dënimit rezultati ishte 5:4 në të mirë të Klajstersit.
“Jo, nuk i’u kam kërcënuar. Tua them të drejtën as vet nuk e di se çfarë kam thënë në atë moment. Ishte moment i rëndësishëm dhe dëshiroja të marr atë pikë pasi që isha në dis- avantazh 15-30. Mirëpo ndodhi ajo çka ndodhi dhe nuk mendoj që t’i kërkoj falje” – ka thënë pas ndeshjes Serena Uiliams.
Në gjysmëfinalen e dytë danezja Vozniacki me rezultatin 2 – 0 në sete mundi Janina Uikmajerin, kështu duke u bërë tenistja e parë daneze që luan në finalen e US Openit.



Shtoni komentin tuaj!