Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

USHT: Nuk përjashtohemi nga Karta e Bolonjës

Submitted by Sermnova on Monday, 16 November 2009No Comment

USHTUniversiteti Shtetëror i Tetovës ka hedhur poshtë njoftimet në media për përjashtimin eventual nga sistemi i Bolonjës. Zëdhënësi i USHT-së tha se Universiteti është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të sistemit arsimor të Bolonjës dhe se deri më tani nga ta nuk ka pasur vërejtje.

Edhe nga kabineti i Ministrit të Arsimit mohojnë të ketë arritur një gjë e tillë diçka e tillë ndaj USHT-së. Prej atje thonë se kanë kontrolluar arkivin dhe ndonjë shkresë me vërejtje sa i përket USHT-së, por nuk ka pasur një gjë të tillë.

“Dezinformatat se gjoja USHT-ja rrezikon të përjashtohet nga Karta e Bolonjës aspak nuk janë të vërteta. Këtë e themi pasi në USHT nuk ka arritur asnjë lloj njoftimi, asnjë lloj shkrese me të cilën do të njoftoheshim me këtë problematikë. USHT-ja është institucion i cili në vazhdimësi komunikon me drejtuesit e Bolonjës dhe ne respektojmë parimet, ne respektojmë sistemin e Bolonjës dhe këtu aspak nuk ka të vërtetë”, deklaroi zëdhënësi i USHT-së, Selam Sulejmani.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>