Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Vazhdon betonimi i bregut të liqenit në Ohër dhe Strugë

Submitted by Sermnova on Thursday, 19 November 2009No Comment

LiqeniKatër platforma metalike me një gjatësi 90 deri më 160 metra po përgatiten që ti vendosin koncesionerët e ardhshëm në disa vende atraktive. Këtë e parashikon edhe Plani i detajuar urbanistik për zonën qendrore të qytetit të Ohrit, të përgatitur që në vitin 2000, por që tani do të fillojë të realizohet.

Katër platformat hynë thellë në ujërat e liqenit. Pas deklaratës së kompetentëve se çdo pëllëmbë e lirë e bregut do të shfrytëzohet, ekologët e shtrojnë pyetjen deri ku do të shkojë degradimi i vijës së bregut të liqenit? ”Që në vitin 1995 ne morëm një vërejtje të ashpër nga UNESKO-ja. Me përgatitjen e një plani për zonën qendrore të qytetit, që parashikonte deformime të mëdha në pjesën e vjetër të qytetit dhe vendosjen e rrugicave.

Ne morëm paralajmërim të drejtpërdrejtë se në qoftë se fillon realizimi i një plani të tillë, automatikisht do të pasojë çregjistrimi nga UNESKO. Ne i përcjellim të gjitha ngjarjet dhe ngadalë ky plan po fillon të zbatohet”, deklaroi Vanço Pavlov nga Shoqëria Ekologjike “Grashnica”. Kryetari i komunës së Ohrit Petreski, në vendosjen e platformave nuk sheh asgjë të keqe. Ai thotë se kjo është në interes të turizmit. ”Çdo punë duhet të jetë në kufij, nëse është vendosur në korniza të caktuara dhe respektohet, atëherë kjo është e mirë.

Pra, çka nëse këtu vendosen 30 platforma me siguri se nuk është në rregull, por konsideroj se një ose dy platformat këtu që do të shërbenin për zhvillimin e turizmit do të ishin mirë dhe do t’i kisha mbështetur ato gjëra dhe çdo gjë që është në kufijtë e matur”, tha Aleksandër Petreski, kryetar i komunës së Ohrit. Ndërkohë, për rregullimin e plazheve po priten edhe kallamet që gjenden në atë pjesë të liqenit. Nga Instituti Hidrobiologjik thonë për Televizionin ALSAT se deri më tani askush nuk i ka konsultuar. Derisa priten që të vendosen platformat e reja të betonit, banorët e pjesës së vjetër të qytetit po e kërkojnë pamjen e vjetër të bregut të liqenit. Ata kanë edhe nismat e tyre.

”Në pjesën e cila gjendet më mbrapa do të vendosen rrjeta dhe hunj për lidhjen e anijeve dhe të na kujton atë kohë të vjetër. Mjaft ka tavolina, karrige, shtretër. Ne duam ta kthejmë shkëlqimin dhe lavdinë e vjetër”, theksoi Goran Përzhin, banor i Ohrit. Megjithatë, plazhe të reja do të ngrihen edhe në hapësirën tërheqëse, kurse tani për tani të parregulluar që shtrihet midis Ohrit dhe Strugës. Me hapjen e tyre, pohojnë nga Ministria e Transportit, do të zvogëlohet mbingarkimi i plazheve prej Peshtanit deri në Shën Naum. Ekologët përsëri bëjnë thirrje që të kihet kujdes.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>