Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Wenger: Arsenali është sërish në garë për titull

Submitted by Sermnova on Thursday, 11 February 2010No Comment

Arsene_WengerMenaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka mbështetur komentet e tij të bëra më herët gjatë javës, duke thënë se ekipi i tij është rikthyer në garën për titull, disa ditë pasi doli nga ajo.

Topçinjtë fituan me rezultat minimal 1-0, ndaj Liverpoolit në Emirates Stadium gjatë të mërkurës, për t’iu afruar në gjashtë pikë liderit të tabelës, Chelseat. Në takimet tjera, Chelsea u mposht nga Evertoni, ndërsa Manchester United u ndalua me barazim nga Aston Villa.

“Kam thënë pas ndeshjes ndaj Chelseat se do të luftojmë deri në sekondën e fundit të sezonit. Ne e bëmë këtë sonte dhe kështu do të vazhdojmë të bëjmë. Çdokush mund të humbë pikë kudo. Është një garë e hapur”, ka thënë Wenger.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>