Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Wenger: Arsenali më i fuqishëm se United dhe City

Submitted by Sermnova on Friday, 25 September 2009No Comment

Arsene_WengerMenaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi i tij është shumë më i fuqishëm se dy rivalët tjerë të Ligës Premier, Manchester United dhe Manchester City.

Ishin pikërisht dy skuadrat nga Manchesteri ato që ia shkaktuan dy humbje Arsenalit në Ligën Premier, por strategu francez megjithatë mendon se ekipi i tij është më i mirë.

“Mendojmë se jemi më të fuqishëm se Manchester United dhe Manchester City dhe duhet ta transformojmë këtë në pikë dhe fitore. Kundër Wiganit ne fituam 4-0 me Nicklas Bendtner në stol dhe me Theo Walcott, Andriy Arshavin, Samir Nasri dhe Denilson që nuk luajtën”.

“E dini, ne erdhëm nga dy ndeshje ndaj Cityt dhe United, duke ndjerë tërësisht të kundërtën e asaj çfarë njerëzit mendojnë, se ne vërtet kemi potencial të madh. Ne duhet ta kthejmë këtë në një opsion real për të fituar Ligën Premier. Duke u bazuar në ndeshjen ndaj Manchester United nuk duhet të kemi komplekse të inferioritetit. Në fund do të shohim se kush është më i fortë”, ka thënë Wenger.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>