Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Sport

Wenger: Nuk ka panik pas humbjes

Submitted by Sermnova on Sunday, 22 November 2009No Comment

Arsene WengerMenaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se në mesin e topçinjve nuk ka panik, pas humbjes së djeshme ndaj Sunderlandit.

Arsenali mbrëmë u mposht me rezultat minimal 1-0 në fushë të Sunderlandit, duke humbur edhe vendin e dytë të tabelës, ku tash ngjitet Manchester United. Arsenali mbetet tetë pikë prapa Chelseat, por Wenger nuk shqetësohet për këtë

“Ne kemi një ndeshje më pak të zhvilluar. Nuk kam pritur që ata të humbin pikë kundër Wolves, aspak. Është shumë më ndryshe kur keni pauzë ndërkombëtare dhe pastaj luani në fushë të huaj”.

“Mendoj se ka një dallim të madh. Nëse ne do të kishim luajtur në shtëpi ndaj Sunderlandit, mendoj se do ta kishim fituar ndeshjen”, ka shtuar Wenger.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>