Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Teknologji

Windows Mobile 7 deri në verë?

Submitted by Sermnova on Thursday, 12 November 2009No Comment

MobileSupozohet se Microsoft qysh gjatë këtij dimri do të duhej të fillonte me testimin e Windows Mobile 7, e sistemi operativ për celularë do të duhej të përfundohej deri në verë.

Sipas portalit teknologjik ZDNet, Windows Mobile 7 do të mund të lansohej kësaj vere. Prodhuesit e celularëve do të duhej që sistemin e ri operativ ta marrin për testim qysh në fillimin e vitit të ardhshëm.

Me zhvillim të përshpejtuar Microsoft do të duhej të plotësonte zbrazëtirën me platformat e tjera mobile. Zhagmitjet e shumta të sistemit të ri operativ tanimë kanë shtyrë prodhuesit e celularëve me Windows Mobile të zhvillojnë zgjidhjet e tyre softuerike. Sa për ilustrim, HTC në modelin HD2 pothuajse në tërësi ka ndryshuar konfiguracion standard dhe aplikacionet vijnë së bashku me sistemin operative, derisa është integruar edhe mbështetja për multi-touch.

Në mes tjerash, nga Windows Mobile 7 pritet mbështetje për ekrane të avancuara të ndjeshëm në prekje. Po ashtu, do të huazohen elemente nga konfiguracioni i Zune HD që lidhen me riprodhimin e multimedias.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>