Argetim

Dashuri

Horoskopi

Humor

Islam

Home » Lajme

Xhamia Burmali, DR e PPD mbështesin rindërtimin

Submitted by Sermnova on Tuesday, 19 January 2010No Comment

Xhamia BurmaliPërveç Demokracisë së Re dhe PPD-së asnjë nga partitë tjera politike shqiptare nuk i janë përgjigjur apelit të Myftinisë së Shkupit për mbështetje të iniciativës për rindërtimin e Xhamisë Burmali, në sheshin e Shkupit. Nga DR-ja, thonë se plani i ri detalo-urbanistik i qytetit të Shkupit, është një provokim i radhës për komunitetin mysliman në vend.

“Ne absolutisht e përkrahim, të paktën moralisht, çdo iniciativë e cila do të sjellë në ndërtimin e Burmali Xhamisë. Mendojë se përderisa ndërtohet kisha në sheshin e Shkupit, atëherë do të jetë shumë reale, shumë e drejt që të ndërtohet edhe Burmali Xhamia”, deklaroi Arjanit Hoxha – zëdhënës i DR-së.
Ndërkohë, nga BDI-ja sot nuk deshën të komentojnë nëse e përkrahin ose jo kërkesën e BFI-së për rindërtimin e xhamisë Burmali. Por, para 5 muajsh zëdhënësi i Qeverisë Shefik Duraku, pati deklaruar se vendimi i Qeverisë është i qartë dhe të njejtat kushte do të vlejnë si për kishën ashtu edhe për xhaminë.

“Në momentin kur komuna Qendër do të sjellë vendim për ndryshime në planin urbanistik ku do të parashihet ndërtimi i xhamisë, në atë moment qeveria do të jep tokë ndërtimore njësoj si për ndërtimin e kishës ashtu edhe për ndërtimin e xhamisë”, pati deklaruar Shefik Duraki nga BDI, më 07.07.2009.
Nga PDSH-ja e Menduh Thaçit thonë se po ndjekin me vëmendje situatën por pa dhënë asnjë prononcim nëse mbështesin ose jo thirrjen e Myftinisë së Shkupit, e cila nga ana tjetër mori edhe mbështetjen e PPD-së. “Ndërtimi i Kishës në qendër të Shkupit dhe injorimi i ndërtimit të Xhamisë Burmali është një kërcënim institucional i hegjemonisë maqedonase ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj komunitetit mysliman”, thuhet në komunikatën e PPD-së. Ndryshe, edhe Këshilli për rindërtimin e Xhamisë Burmali mbështet iniciativën e Myftinisë së Shkupit për të kundërshtuar siç thuhet “me të gjitha mjetet dhe forcat disponuese qëllimeve anti-islame të projektuesve të planit urbanistik të Shkupit”.

“Ne si shoqata joqeveritare edhe më tej do të qëndrojmë pranë BFI-së e cila ka legjitimitetin për ta bë pjesën e vet të punës por dhe përgjegjësinë për atë punë dhe ne i përkrahim fuqimisht ata në këtë çështje, për Burmali xhaminë dhe do të vazhdojmë me këtë përkrahje. Ajo që ne insistojmë është që Qeveria t’ia ndajë truallin BFI-së dhe më pas do të kishin pasuar procedurat administrative, të cilat besojmë se BFI-ja do ti ndjek deri tek organet përkatëse, Komuna Qendër dhe qyteti i Shkupit”, theksoi Ramadan Ramadani, nga Këshilli për ndërtimin e Xhamisë Burmali.
Nga Myftinia e Shkupit kërkuan që prononcimin edhe të Kishës Ortodokse Maqedonase, por këta të fundit nuk deshën të prononcohen me arsyetimin se kjo çështje i përket organeve shtetërore.

Shtoni komentin tuaj!

"Komentet qe bien ndesh me normat etike nuk do te publikohen. Komentet do te publikohen pas aprovimit te Administratorit."

Ju mund te perdorni keto taga:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>